Bejta: Taravari paaftësinë tenton ta mbulojë me akuza dhe shpifje

Gostivari

Bejta: Taravari paaftësinë tenton ta mbulojë me akuza dhe shpifje

Më: 3 nëntor 2017 Në ora: 11:18
Ish-kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta

Ish-kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, ka reaguar ndaj akuzave të kryetarit të ri Arben Taravari, i cili gjatë ditës së djeshme tha se Bejta ka zbrazur arkën e komunës duke mos lënë mjete as për pagën e të punësuarve.

Bejta përmes llogarisë së tij në Facebook thotë se nuk është habitur nga këto akuza, duke shtuar se ka pritur që paaftësinë Taravari ta mbulojë me akuza të pabaza, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Tha që unë paskam shlyer pagesat ndaj firmave të cilat në përputhje më Ligjin për Furnizime Publike kanë fituar dhe kanë realizuar punët në terren. Është plotësisht ligjore dhe është obligim i institucionit që të përmbaron obligimet e veta ndaj firmave që kanë realizuar punët sipas lëndës tenderike. Akuzoi që Komuna paska borxhe, gjë që është shumë normale sepse brenda vitit realizohen punët dhe brenda buxhetit vjetor bëhen pagesat sipas planifikimeve. Bëri mirë që përmendi vlerën e obligimeve pasi dëshmoi që borxhi i komunës së Gostivarit nuk qenka mbi 10 milion euro siç mashtroi qytetarët e Gostivarit në fushatën parazgjedhore. Akuzoi që komuna nuk paska mjete për pagesën e rrogave të administratës. Unë si Kryetar komune administratorëve dhe këshilltarëve komunalë në mandatin tim ua paguajta të gjitha rrogat deri në muajn e fundit. Tani ai është Kryetar dhe ai duhet të kujdeset që mos ti ofendon administratorët dhe tua paguan rrogat rregullisht”, shkruan Bejta.

Ai më tej shton se qytetarët ia dhanë besimin dhe tani ata presin që ai të realizon premtimet dhe programin parazgjedhor.

“Për punët që kam bërë unë ka dokumentacion dhe janë bërë në përputhje me ligjin. Çdo qytetar mund të shkon në komunë në çdo kohë dhe të shoh se si kemi punuar ne. Çdo gjë është transparente”, thotë më tej Bejta.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat