Program festiv për fëmijët me nevoja speciale nga Gostivari

Gostivari

Program festiv për fëmijët me nevoja speciale nga Gostivari

Më: 22 dhjetor 2017 Në ora: 15:17
Pamje nga takimi

Me iniciativë të kryetarit të Komunës së Gostivarit, me mbështetje të restorantit “Vita Abi” dhe në bashkëpunim me Qendrën ditore, paralelet speciale, këngëtarëve dhe sportistëve gostivaras, sot u organizua një drekë e përbashkët e shoqëruar me program festiv për fëmijët me ngecje në zhvillim.

“E organizuam këtë event modest por shumë domethënës, që të shoqërohemi me këta fëmijë, të bashkëbisedojmë me edukator?t e tyre, të kuptojmë se cilat janë nevojat për edukimin dhe arsimimin e këtyre fëmijëve, dhe të shohim se çka mundemi ne si Komunë të ndihmojmë për të krijuar kushte më të mira. Po ashtu erdhëm që tua urojmë edhe festat e fundvitit dhe si Komunë tu ndajmë dhurata të vogla”, theksoi kryetari i komunës së Gostivarit, dr. Arben Taravari.

Alsijan Snopçe – udhëheqëse e Sektorit për veprimtari publike pranë Komunës së Gostivarit, shpjegoi se në këtë ngjarje marrin pjesë nxënësit dhe edukatorët nga Qendra ditore për fëmijë me nevoja speciale dhe nga paralelet speciale të shkollave fillore “Ismail Qemali” dhe “M.K. Ataturk”.

“Me iniciativën e kryetarit vendosëm që ta realizojmë këtë aktivitet me qëllim që sa më shumë t’i s?cializojmë këta fëmijë, sepse trajtimi adekuat dhe socializimi atyre shumë u ndihmon në jetë. Do të desha të falënderoj me këtë rast restorantit “Vita Abi”, pronari i të cilit vazhdimisht ka ndihmuar njerëzit në nevojë dhe ka mbështetur shumë aktivitete me karakter social”, theksoi znj. Aslijan Snopçe.

Fëmijët patë rastin që të ndjekin një performancë nga karateistët e vegjël gostivaras të përgatitur nga kampioni evropian i karatesë Berat Jakupi, i bënte të qeshin maskota “Qenushi”, ndërsa për disponimin e tyre u kujdesën këngëtarët Hajadar Hajdari – Dali dhe Betime ??????.

Nga Qendra ditore dhe paralelet speciale, falënderuan të gjithë ata të cilët kontribuuan për këtë aktivitet dhe shprehën shpresë për bashkëpunim më të madh në të ardhmen.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat