Gostivar, therje me thikë për shkak të parkimit të veturës - Bota Sot
Gostivar, therje me thikë për shkak të parkimit të veturës

Gostivari

E diel, 21 tetor 2018

Gostivar, therje me thikë për shkak të parkimit të veturës

Më: 28 dhjetor 2017 Në ora: 11:25
Ilustrim

Mbrëmë në Gostivar ka ndodhur një ngatërresë me pasojë therje me thikë për shkak të parkimit të veturës.

MPB-ja bën të ditur se në spitalin e Gostivarit është pranuar V.S (63) nga Vrapçishti, me plagë në anën e majtë të stomakut, e shkaktuar me thikë. Rasti ka ndodhur para shtëpisë së A.A (68).

Pas zënkës për çështje parkimi të një veture, A.A e ka sulmuar me thikë personin V.S duke i shkaktuar plagë. Për trajtim të mëtutjeshëm, i plagosuri është dërguar në spitalin e Shkupit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test