Plagosen dy persona në Gostivar

Gostivari

Plagosen dy persona në Gostivar

Më: 28 dhjetor 2017 Në ora: 12:11
Ilustrim

Mbrëmë rreth orës 20 e 40 minuta në shtëpinë e personit E.R. (Gostivar), tre persona të panjohur me maska në kokë i kanë rënë ziles.

Pronari i shtëpisë duke menduar se në derë është djali i tij është nisur ta hapë derën, mirëpo në atë moment personat janë futur në shtëpi dhe njëri prej tyre fizikisht e ka sulmuar. Njëri nga autorët i armatosur me revole, ka shtënë në drejtim të pronarit të shtëpisë, dhe e ka plagosur në këmbën e djathtë. E.R. është transferuar në Spitalin e Gostivarit, ku i është konstatuar plagë në këmbën e djathtë. Nga Gostivari ai është transferuar në Klinikën e Shkupit. Policia është duke ndërmarrë masa për ndriçim të rastit, shkruan Gazeta Lajm.

Një rast tjetër ka ndodhur në fshatin Vrapçisht, ku është plagosur me thikë në stomak V.S. (63). Të njëjtën ditë rreth orës 22 në fshatin Vrapçisht para shtëpisë së A.A. (68) ka ndodhë një zënkë për shkak të veturës së parkuar. Pas zënkës, A.A. ka marrë një thikë dhe e ka therë V.S., i cili më pas është transferuar në klinikat e Shkupit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat