Komuna e Gostivarit, zbaton mënyrën elektronike të pagesës së taksave komunale - Bota Sot
Komuna e Gostivarit, zbaton mënyrën elektronike të pagesës së taksave komunale

Gostivari

E hënë, 15 tetor 2018

Komuna e Gostivarit, zbaton mënyrën elektronike të pagesës së taksave komunale

Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 18:09
Ilustrim

Prej sot, në Qendrën për shërbime komunale pranë Komunës së Gostivarit, filloi të zbatohet mënyra elektronike e pagesës së taksave komunale për kërkesa të ndryshme.

Zbatimi i pagesës përmes kartelave elektronike, bëhet me qëllim që qytetarët të mos enden dhe të mos presin në radhë të gjata nëpër banka, për të bërë pagesat e taksave komunale për kërkesa të ndryshme.

Përveç kursimit të kohës dhe shmangies së maltretimit, duke paguar me kartela bankare, qytetarët do tu ikin edhe provizioneve të larta të bankave për transaksion.

Po ashtu, pagesat do të mund të bëhen edhe gjatë festave të caktuara, kur bankat e vendit nuk punojnë, ndërsa për administrata komunale punon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test