Gostivar, nuk kalon buxheti i komunës, planikohet tentativë tjetër - Bota Sot
Gostivar, nuk kalon buxheti i komunës, planikohet tentativë tjetër

Gostivari

E martë, 23 tetor 2018

Gostivar, nuk kalon buxheti i komunës, planikohet tentativë tjetër

Më: 6 mars 2018 Në ora: 09:59
Ilustrim

Pas gjashtë orësh debat për buxhetin, ndërpritet seanca e këshillit komunal të Gostivarit. Ky është epilogu i fillimit të seancës së tretë të Këshillit të Komunës së Gostivarit. Debati u përqendruar tek miratimi i buxhetit i cili nuk u arrit të miratohet.

Shumica e këshilltarëve kërkuan që buxheti të miratohet me ndryshimet e parapara nga ata, kurse pjesa tjetër kërkuar miratimin e buxhetit dhe pastaj ndryshimet e parapara nga shumica e këshilltarëve nga BDI – RDK dhe LSDM.

I mendimit që buxheti të miratohet ashtu siç propozohet, ka qenë edhe Kryetari i Komunës, Arben Taravari, por ky propozim është hedhur poshtë nga shumica e këshilltarëve komunal.

Këshilltarët e shumicës, kundërshtuar disa zëra të buxhetit, siç ishin mjetet e parapara për rroga të administratorëve të angazhuar me kontratë. Ata e arsyetuan këtë me faktin që numri i administratorëve me kontratë është jashtë rregullave ligjore, të cilat shohin angazhim të administratorëve me kontratë jo më tepër se 5 % nga numri aktual i administratës së institucionit.

“Po që se miratoheshe ky zë i buxhetit, ne do të shkelnim ligjin. Ligji saktëson që punësime të reja mund të bëhet jo më shumë se 5 % e numrit të administratës. Në shifra, i bie që në Komunën e Gostivarit aktualisht mund të punësohen 7 administratorë, kurse pushteti aktual ka punësuar 46 administratorë me kontratë në vepër. Ne nuk mund të bëheshim pjesë e një situata antiligjore”, thanë për Gostivari Sot nga grupi i këshilltarëve të BDI-së.

Arsyetim nga përfaqësuesit e Komunës sa i përket kësaj çështje ishte kontrata e lidhur me Agjencinë për Punësime të përkohshme, dhe sipas tyre këtu nuk ka asnjë antiligjore.

Por, nga grupi i këshilltarëve të BDI-së thanë që ligji është decid dhe këtu nuk ka kompromis. Sa i përket kontratës me Agjencinë për Punësime të përkohshme, ata shprehen që Agjencia nuk është organ që merret me zbatimin e ligjit por vetëm realizon shërbime.

Në fund të maratonës 6 orëshe, u ra dakord që ditën e enjte të realizohet takim mes koordinatorëve të grupeve të këshilltarëve dhe Kryetarit të Komunës, në tentim për të gjetu zgjidhje për miratimin e buxhetit. U ra dakord që seanca të vazhdon në ditët e para të javës që vjen.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test