Gostivar, dy të rinj me motoçikletë kanë goditur murin e shtëpisë - Bota Sot
Gostivar, dy të rinj me motoçikletë kanë goditur murin e shtëpisë

Gostivari

Gostivar, dy të rinj me motoçikletë kanë goditur murin e shtëpisë

Më: 18 mars 2018 Në ora: 20:15
Ilustrim

Dy meshkuj derisa kanë qenë duke ngasur motoçikletë, e cila nuk ka qenë e regjistruar kanë goditur në një shtëpi ku si pasojë kanë marrë lëndime trupore.

Rasti ka ndodhur në fshatin Belovishtë të Gostivarit. Përplasja për murin e shtëpisë ka ardhur si pasojë e humbjes së kontrollit dhe problemeve teknike të motoçikletës.

Pas aksidentit, dy meshkujt, njëri me iniciale M.R. (18) është vendosur në Spitalin e Gostivarit e kurse tjetri me iniciale S.S. është transferuar në Klinikën e Shkupit.

Me autorizim të prokurorit publik është kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes dhe për arsyet dhe rrethanat e aksidentit do të njoftohet plotësisht.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test