Euroambasadori Zbogar porosi nga Gostivari për Ligjin për shqipen

Gostivari

Euroambasadori Zbogar porosi nga Gostivari për Ligjin për shqipen

Më: 19 mars 2018 Në ora: 13:46
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shkup, Samul Zhbogar

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shkup, Samul Zhbogar ka thënë sot se Ligji për Përdorimin e Gjuhëve është shumë i rëndësishëm për shqiptarët, për shkak se ata e shohin si hapi i fundit i cili del nga Marrëveshja e Ohrit.

Gjithashtu, për shqiptarët është shumë me rëndësi që ky ligj të zbatohet, për shkak se kështu do ta ndiejnë veten se çmohen dhe pranohen brenda shoqërisë, vlerëson Zhbogar,

“Të drejtat e një komuniteti në asnjë mënyrë nuk i cenojnë të drejtat e komunitetit shumicë, për shkak se kam përshtypjen e tash kjo është frika e tyre. BE-ja për së afrëmi e ka përcjellur aprovimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve dhe shpresojmë se Ligji do të mund të dërgohet në Komisionin e Venedikut. Duhet të implementohet sipas standarteve më të mira evropiane”, ka thënë Zhbogar.

Ai ka thënë se akush nuk duhet ta përdorë gjuhën e urrejtjes dhe për këtë kanë përgjegjësi edhe zyrtarët edhe qytetarët.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat