BDI-Gostivar: Dënon sulmin verbal ndaj këshilltarëve nga militantë partiakë të Arben Taravarit - Bota Sot
BDI-Gostivar: Dënon sulmin verbal ndaj këshilltarëve nga militantë partiakë të Arben Taravarit

Gostivari

BDI-Gostivar: Dënon sulmin verbal ndaj këshilltarëve nga militantë partiakë të Arben Taravarit

Më: 20 mars 2018 Në ora: 15:23
Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim në Gostivar

Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim në Gostivar, dënon ashpër sulmin verbal ndaj këshilltarëve komunalë nga militantë dhe ushtarë partiakëtë partisë së Kryetarit të Komunës së Gostivarit, Arben Taravari.

Pas miratimit të buxhetit komunal,në dalje nga objekti i Komunës së Gostivarit aktivistë partiak të Arben Taravarit me fjalë fyese dhe sjellje vulgare kanë ofenduar këshilltarët e shumicës në Këshillin e Komunës së Gostivarit.

Sjelljet e tilla çnjerëzore, flasin qartë që administrata e komunës së Gostivarit është politizuar tej mase dhe është shndërruar në shtab partiak.

Ftojmë Kryetarin e Komunës së Gostivarit, Arben Taravari që të dënon dhe të distancohet nga veprimet e tilla jodemokratike.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test