Incident i ri , akuzohen prapë bandat e BDI-së, ja emrat e tyre - Bota Sot
Incident i ri , akuzohen prapë bandat e BDI-së, ja emrat e tyre

Gostivari

Incident i ri , akuzohen prapë bandat e BDI-së, ja emrat e tyre

Më: 14 prill 2018 Në ora: 16:51
ilustrim

Një incident ka ndodhur në Gostivar, ku janë rrahur tre profesorë, kurse për incidentin ASH ka akuzuar Bandat e Nevzat Bejtës se kanë gjakosur profesorin në Gostivar.

Ja kumtesa e plotë e Aleancës për Shqiptarët:
Sot në Gostivar fatkeqësisht ndodhi ajo që në njëfarë mënyre dega e Aleancës për Shqiptare në Gostivar e paralajmëroi. Sot në mënyrë më brutale ka pas ndërhyrje nga ana e aktivistëve të BDI-së te cilët kanë hyrë në gjimnazin e Gostivarit në mënyrë banditeske dhe fizikisht I kanë sulmuar profesorët në vendin e tyre te punës. Te dy profesorët të lënduar si pasojë e këtij sulmi fizik për shkak të lëndimeve të mara gjenden të shtrirë në klinikën neurologjike të Shkupit.

E kujtojmë opinionin e gjërë se pikërisht ishte dega e Aleancës që reagoi në lidhje me pasojat e mundshme të vendimit politik të qeverisë së Zaevit pas marrjes se kompetencave në sferën e Arsimit.

Në protestën e organizuar ne Gostivar me 20 Mars, parashtruam pyetje publike përse merren kompetencat vetëm ne Gostivar por jo për shembull edhe në Struge?

E pyetem publikisht kryeministrin mos valle dëshiron ta katandis arsimin e fëmijëve ne Gostivar?

Iu drejtuam kryeministrit duke deklaruar se nuk kemi shpresa nga ato të BDI-së sepse atyre u intereson vetëm interesi dhe përfitimet personale dhe jo interesi I përgjithshëm. Ja tërhoqëm vërejtjen kryeministrit që mos të bie nën grackën e BDI-së, sepse në të kundërtën do të jetë edhe përgjegjës I pasojave si rezultat I atij vendimi.

Ne mënyrë shumë të qartë në mes tjerash në atë proteste deklaruam:

“Vendimi I fundit për marrjen e kompetencave të arsimit nga ana e qeverisë është hipokrizia më e madhe e pushtetit aktual. Si mundet që një organ I emëruar t’ia merr kompetencat një organi te zgjedhur? Vallë, a ju ka penguar pushtetit aktual kjo qasje progresive dhe demokratike te kryetarit Taravari? A dëshiron z. Zaev që të ktheje anarkinë ne arsimin ne Gostivar? A I konvenon anarkia z. Zaev sikurse qe I konvenon BDI-se? Vallë pse nuk lejojnë arsimim të shëndoshë të fëmijëve te Gostivarit? I parashtrojmë këto pyetje sepse si qytetare jemi te interesuar për arsimim te shëndoshë te fëmijëve tanë dhe rreptësishtë kundërshtojmë çdo politizim te proceseve ne arsimimin e fëmijëve te Gostivarit. Stop politikes ne arsim! Stop BDI-zimi I shkollave te Gostivarit! Stop kthimit te drejtoreve partiak dhe të korruptuar.”

Rasti I sotëm fatkeqësisht dëshmon se kemi pasur të drejtë. Njëri nga sulmuesit e sotëm ka qenë pikërisht djali I drejtorit te riemëruar Xhezi Kamberi. Pra, banditizëm dhe diletantizëm eklatant. Ndërsa tjetri, turpëroja i ish kryetarit të komunës së Gostivarit, Nevzat Bejtës.

Të nderuar qytetar, ja se çka solli vendimi I këtillë I qeverise aktuale. Solli pikërisht atë që e paralajmëruam. Solli pikërisht BDI-zimin e shkollave ne Gostivar. Profesorët ne vendin e punës sulmohen nga banditët partiak te BDI-se.

Ne e ftojmë anëtarësinë e Aleancës për Shqiptarët që në asnjë mënyrë mos ti përgjigjet këtij provokimi. Por parasë gjithash, ftojmë organet kompetente ti marrin masat e nevojshme ndëshkuese ndaj banditëve partiak të BDI-së.

Tani më nuk ka asnjë mënyrë për arsyetimin e banditëve dhe shpresojmë që edhe z. Zaev dhe z. Spasovski nuk mund ti mbulojnë këto aktiviste te BDI-së.

Ne, poashtu I ftojmë të mendojnë seriozisht për apelin tonë në lidhje me marrjen e këtyre kompetencave në arsim. Qeveria dhe në rastin konkret ministri për arsim është përgjegjësi kryesor I këtij akti vandal të cilën në asnjë mënyrë nuk dëshirojmë të përsëritet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test