Bie nga skelja një punëtor në fshatin Forinë të Gostivarit, përfundon në spital

Gostivari

Bie nga skelja një punëtor në fshatin Forinë të Gostivarit, përfundon në spital

Më: 8 maj 2018 Në ora: 13:01
Ilustrim

Një punonjës ndërtimor është lënduar rëndë nga rënia nga skelja gjatë punimeve që kanë kryer në një objekt në fshatin Forinë të Gostivarit.

Sipas SPB Tetovë, mbrëmë rreth orës 19:00 gjatë demontimit të skeles, J.Ç (38) nga fshati Çegran, ka humbur kontrollin dhe ka rënë nga skelja.

Ai menjëherë është transportuar në spitalin e përgjithsëm, ku përshkak seriozitetit të lëndimeve është dërguar në Qendrën Urgjente në Shkup.

Pas fatkeqësisë, është kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes nga SPB Tetovë dhe inspektor i punës, sigurisë dhe shëndetësisë.

Po punohet për zbardhje të rastit dhe rrethanave se si u lëndua punëtori.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat