Taravari një “bravo” të madhe për gostivarasit - Bota Sot
Taravari një “bravo” të madhe për gostivarasit

Gostivari

E martë, 23 tetor 2018

Taravari një “bravo” të madhe për gostivarasit

Më: 1 qershor 2018 Në ora: 21:37

Të hyrat e realizuara publike në buxhetin themelor të komunës së Gostivarit për kuartalin e parë të vitit 2018, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, shënojnë rritje për 13 për qind.

Në kuartalin e parë të vitit të kaluar janë realizuar 60.739.493 denarë, ndërsa në të njëjtën periudhë të këtij viti realizimi ka arritur në 68.502.722 denarë. Ndikim më të madh në këtë rritje, kanë arkëtimi i tatimit në pronë dhe i taksave komunale, respektivisht pjesa e tatimeve që varet nga angazhimi i administratës komunale dhe rritja e besimit të qytetarëve në institucionin Komunë.

“Te tatimi në pronë kemi rritje madje prej 42 për qind, respektivisht nga 11.770,673 denarë në kuartalin e parë të vitit të kaluar, në 16.719.149 denarë për kuartalin e parë të këtij viti. Rritje të dukshme kemi edhe tek pagesa e taksave komunale, në nivel 12 për qind, respektivisht nga 14.203.738 denarë në kuartalin e parë të viti 2017 në 15.909.149 denarë në kuartalin e parë të vitit 2018.

Këto dy pozicione të të ardhurave nga tatimet, janë në fakt ato tek të cilat ka ndikim besimi i qytetarëve tek institucioni Komunë por edhe angazhimi i administratës komunale”, sqaron udhëheqësi i Sektorit për financa dhe buxhet, Sadri Elezi. Nga Komuna e Gostivarit, bëjnë apel që qytetarët rregullisht t’i paguajë tatimet dhe taksat komunale, të cilat më pas u kthehen në formë të investimeve dhe shërbimeve për jetë më cilësore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test