Taravari: Së shpejti do të hapet stacionar për trajtimin e qenve endacakë

Gostivari

Taravari: Së shpejti do të hapet stacionar për trajtimin e qenve endacakë

Më: 2 korrik 2018 Në ora: 10:19
Arben Taravari

Kryetari i i komunës së Gostivarit, Arben Taravari  parajalmëroi hapjen e një stacionari për trajtimin e qenve endacakë në territorin e komunës. Ai në një prononcim për media gjatë aksionit ekologjik në Gostivar, tha se tashmë është hapur tenderi dhe se shumë shpejt do të aktivizohen 20 bokse për vendosjen e qenve për të cilët do të përkujdeset ekip profesional.

“Tenderi tashmë është shpallur dhe së shpejti do të vihet në funksion Stacionari për trajtimin qenve endacakë, të cilët do të kapen në territorin komunës së Gostivarit. Në njërin nga ish objektet e ish kazermës, do të ketë 20 bokse për qen, do të angazhohen dy veterinerë, të cilët do t’i vaksinojnë dhe do t’i sterilizojnë qentë endacak, do t’u vendosen çipa nën lëkurë si garanci se janë të pastër dhe nëse do të ketë të interesuar, do të mund t’i adoptojnë ato”, theksoi Taravari.

Nëse gjithçka shkon sipas dinamikës së paraparë, stacioni do të mund të lëshohet në përdorim deri në fund të këtij muaji.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat