Mbi 270 persona me vite janë të “bllokuar” në listën e të papunësuarve në Gostivar

Gostivari

Mbi 270 persona me vite janë të “bllokuar” në listën e të papunësuarve në Gostivar

Më: 4 korrik 2018 Në ora: 10:46
Gostivar

Rruga për gjetjen e vendit e vendit të punës për më shumë qytetarë nuk është e lehtë, por e gjatë dhe pengesa të mëdha. shpesh, nga mbarimi i shkollimi deri te punësimi kalojnë më shumë vite. Ndohë që edhe shpalljet për punë ku kërkohen punëtorë të kenë kushte si “mision i pamundur”, për shembull se kërkohët kandidat i ri dhe në të njëjtën kohë duhet të ketë disa vite eksperiencë pune.

Sipas të dhënave të fundit të Entit për punësim në rajonin e Gostivarit, janë të regjistruar 6.204 persona të papunësuar, ku 2.167 janë të gjinisë femërore. Mbi 340 persona presin të punësohen për tetë vite resht, kurse 646 persona janë në listën e të papunësuarve pas katër apo 5 viteve. Numri më i madh i qytetarëve që janë papunësuar për tri vite që numëron 1.721 persona. Të tjerët presin për një vit, dy vite apo me muaj.

Profilet aktivte për kërkim të punës janë ndryshme, nga të diplomuarit e Administratës Publike, jursitë, gjuhëtarë, personel medicinal, teknologë, veterinarë, ekonomistë, etj.

Sa i përket për shpalljet për punësim në rajonin e Gostivarit, momentalisht janë hapur 15 vende të reja të punës. Kërkohen shitës, personel të medicinës dhe të tjerë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat