Policia gjen të vdekur shtetasin e Turqisë në Debresh të Gostivarit

Gostivari

Policia gjen të vdekur shtetasin e Turqisë në Debresh të Gostivarit

Më: 9 gusht 2018 Në ora: 22:24
Foto ilustrim

Një burrë i moshës madhore nga Republika e Turqisë dje rreth orës 15:35 është gjetur i vdekur në fshatin Debresh të Gotivarit.

Nga policia informojnë se personi ka ndërruar jetë në shtëpi në pronësi të 50 vjeçarit Sh.S.

“Nga mjeku pranë Qendrës Mjekësore Gostivar është konstatuar vdekja. Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi është dhënë në autpsi”, thonë nga MPB-ja.

Hetimin e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi i SPB Tetovë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat