Në Tërnovë të Gostivarit u asfaltua rruga lokale që shpie deri te shkolla e fshatit

Gostivari

Në Tërnovë të Gostivarit u asfaltua rruga lokale që shpie deri te shkolla e fshatit

Më: 24 gusht 2018 Në ora: 11:23
Gostivar

Ka përfunduar ndërtimi i rrugës lokale në fshatin Tërnovë. që shpie për te shkolla. Rruga ka një gjatësi prej rreth 800 metrash, ndërsa pjesa e rrugës që është shtruar me asfalt është me gjerësi mesatare prej rreth 4 metrash.

Ndërtimi i kësaj rruge është bërë në kuadër të projektit të financuar përmes një granti të komponentit IPA të Bashkimit Evropian, e që përfshin ndërtimin edhe të një rruge tjetër në fshatin Padalisht, grant ky me vlerë të përgjithshme prej  7.314.814,80 denarë, respektivisht në kundërvlerë 118.940 euro.

“Me ndërtimin e këtyre rrugëve synohet që në këtë pjesë të Malësisë së Gostivarit të krijohet biznes klimë e volitshme për zhvillim të agrikulturës, bujqësisë, pylltarisë dhe cilësisë së furnizimit me ujë, si dhe zhvillimit të turizmit dhe hotelerisë rurale”, thotë Besim Dogani – udhëheqës i Zyrës për Ekonomik Lokal pranë Komunës së Gostivarit.

Vlen të theksohet se këtyre ditëve Komuna e Gostivarit ka hyrë në një fazë të bumit investiv, ngase paralel po realizohen më shumë projekte kapitale, ndërsa në përfundim janë procedurat për realizimin e disa projekteve tjera nga sfera e infrastrukturës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat