Paditet ish-drejtori i shkollës së mesme në Gostivar, ka keqpërdorur detyrën zyrtare - Bota Sot
Paditet ish-drejtori i shkollës së mesme në Gostivar, ka keqpërdorur detyrën zyrtare

Gostivari

E hënë, 19 nëntor 2018

Paditet ish-drejtori i shkollës së mesme në Gostivar, ka keqpërdorur detyrën zyrtare

Më: 9 tetor 2018 Në ora: 13:54
Ministria e Punëve të Brendshme

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se ka ngritur padi penale kundër ish-drejtorit të shkollës së mesme në Gostivar, i cili dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Sipas njoftimit të policisë, 38-vjeçari D.I si drejtor ka përvetësuar telefon celular, që ka qenë nën pronësi të shkollës, ndërsa në disa raste në llogari të shkollës na shfrytëzuar gjithsej 12 mijë denarë për naftë, pa mos dorëzuar dokumentet adekuate.

“Gjithashtu më 17 shkurt të këtij viti në kundërshtim me rregullore për mënyrën e organizimit të ekskursioneve, ka mundësuar që të realizohet shëtitje një ditore në Kosovë”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test