Në vijim e sipër faza përfundimtare e ndërtimit të rrjetit të kanalizimit fekal në fshatin Zdunjë

Gostivari

Në vijim e sipër faza përfundimtare e ndërtimit të rrjetit të kanalizimit fekal në fshatin Zdunjë

Më: 25 tetor 2018 Në ora: 15:56
Punimet

Ndërtimi i rrjetit të kanalizimit të ujërave të zeza në fshatin Zdunjë, tashmë ka mbërritur në fazën finale. Ndërtimi i kanalizimit në këtë fshat filloi në muajin qershor të këtij viti kur u ndërtuan 1000 metrat e para, ndërsa tani në vijim e sipër është faza e tretë dhe e fundit, me çka do të rrumbullakohen punimet për ndërtimin e rrjetit m gjatësi të përgjithshme prej 2000 metrash.

“Me mbarimin  këtij projekti kapital, përmbyllet një nga problemet kyçe të banorëve të fshatit Zdunjë. Konkretisht, me ndërtimin  rrjetit të kanalizimit për ujërat e zeza me një gjatësi të përgjithshme prej 2000 metrash, i gjithë fshati do të ketë qasje deri te kanalizimi dhe secila amvisëri do të mund të kyçet në rrjet”, potencon Isak Lazami, drejtori i NP “Komunalec” , ndërmarrje kjo e cila i realizon punimet dhe menaxhon me kanalizimin publik në territorin e komunës së Gostivarit.

 Vlen të theksohet se ky projekt ishte një nga kërkesat kryesore të banorëve të këtij fshati dhe premtim i kryetarit të Komunës së Gostivarit, Arben Taravari për këtë mandat.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat