Për nëntë muaj në Gostivar janë regjistruar 24 fatkeqësi gjatë punës - Bota Sot
Për nëntë muaj në Gostivar janë regjistruar 24 fatkeqësi gjatë punës

Gostivari

Për nëntë muaj në Gostivar janë regjistruar 24 fatkeqësi gjatë punës

Më: 27 tetor 2018 Në ora: 10:42
Ilustrim

Me nëntë raste të lëndimit gjatë punës, në tetor, rajoni i Gostivarit është në krye të statistikave të zeza. Të lënduarit kryesisht kanë marrë lëndime të rënda.

Sipas të dhënave të SPB Tetovë nga fillimi i vitit në Gostivar janë paraqitur 24 aksidenti gjatë punës, nga ku njëri ka humbur jetën. Sipas vendit të ndodhjes, më shumë aksidente kanë ndodhur në punishtet, gjegjësisht gjatë aktiviteteve të ndërtimit, drejtimit me makina dhe automjetet specia;e.

Si arsye më e shpeshtë për lëndim theksohet pakujdesia e njeriut. Pakujdesia është shënuar në 20 raste, ndërsa mes tjerave janë edhe mospërputhja e standardeve dhe kritereve, mjetet e punës jo adekuate dhe fatkeqësitë e motit.

Numri i fatkeqësive gjatë punës këtë vit është rritur nëse krahasohet me raportin e fundit të shoqatës së Maqedonisë për mbrojtje për vitin e kaluar (2017) në nivel shteti, Gostivari është në krye.

Nga 158 fatkeqësi gjatë punës në nivel shtetit, vitin e kaluar 24 raste kanë qenë fatale për jetën e njeriut. Në analizën e Shoqatës së Maqedonisë për mbrojtje theksohet se mesatarisht në secilën 100.000 punëtor humbin jetën tri-katër punëtorë, që është normë e lartë për fatkeqësitë fatale gjatë punës. Norma e lartë e rasteve të vdekjes gjatë punës është rritur në krahasim me vitin 2016, kur ka qenë 2.62.

Nëse merret për krahasim Britania e Madhe, ku norma është vetëm 0.5, do të konstatojmë se Maqedonia ka normë të madhe për fatkeqësitë gjatë punës. Kur do të merren parasysh lëndimet gjatë punës, atëherë norma e lëndimeve gjatë vitit 2017 është 17.98, që tregon se në çdo 100.000 të punësuar, lëndohen 18 të punësuar. Krahasuar me vitin e kaluar kur norma e lëndimeve ka qenë 13, norma e lëndimeve për vitin 2017 dukshëm është zmadhuar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test