Çerdhet e Gostivarit organizuan treg vjeshtor me produkteve ushqimore

Gostivari

Çerdhet e Gostivarit organizuan treg vjeshtor me produkteve ushqimore

Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 16:47
Çerdhja

Fëmijët të cilët frekuentojnë kopshtet e fëmijëve në komunën e Gostivarit, ishin sot në rolin e shitësve të produkteve të ndryshme ushqimore.

Nënat e tyre kishin përgatitur enkas për këtë ditë ushqime vjeshtore dhe ëmbëlsira të cilat për një çmim të caktuar ua shisnin vizitorëve, ndërsa mjetet e grumbulluara do të destinohen për rregullimin e kushteve për të cilat stafi punonjës vlerëson se janë më të nevojshme.

“Ishe kjo një iniciativë e jona si Komunë, e cila u pranua nga udhëheqësia e kopshtit të fëmijëve, dhe ja që sot kemi një ngjarje shumë interesante, njëherit edhe shumë e dobishme. Tregje sot janë organizuar në të gjitha njësitë e Kopshtit Gëzimi fëmijëror, edha atë secili grup ka hapur stendën e vet. Për atë se për çka dë të shpenzohen mjetet e grumbulluara do të vendosin edukatoret dhe prindërit e fëmijëve për secilin grup veç e veç”, theksoi Aslian Snopçe – udhëheqëse e Sektorit për veprimtari publike pranë Komunës së Gostivarit.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat