Shënohet 65-vjetori i themelimit të Federtës së Hendbollit të Kosovës

Hendboll

Shënohet 65-vjetori i themelimit të Federtës së Hendbollit të Kosovës

Më: 20 dhjetor 2018 Në ora: 10:21
Shënohet 65-vjetori i themelimit të Federtës së Hendbollit të Kosovës

Të enjten (sot) do të shënohet 65-vjetori i themelimit të Federatës së Hendbollit të Kosovës (FHK). Në këtë ditë feste për komunitetin e hendbollit dhe të sportit kosovar në përgjithësi do të mbahet një ceremoni në të cilën do të bëhet promovimi i një filmi dokumentar.

Në filmin dokumentar për të cilin është punuar gjatë, do të paraqitet puna e Federatës së Hendbollit të Kosovës dhe poashtu aktivitetet e shumë brezave të hendbollit të Kosovës. Ceremonia gjatë të cilës shfaqet filmi mbahet në Sheshin 21 në Prishtinë, prej orës 14:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat