Boshkoviq apo ministri i mbrojtjes, me helikopter special në Kosovë, për një arsye! Ja pse mbeti 30 minuta në qiell të Prishtinës

Hendboll

Boshkoviq apo ministri i mbrojtjes, me helikopter special në Kosovë, për një arsye! Ja pse mbeti 30 minuta në qiell të Prishtinës

Nga: Kemajl Goca Më: 22 dhjetor 2018 Në ora: 10:48
Boshkoviq dhe kryetari i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini

Një rast interesant ka ndodhur pardje (të enjten e 20 dhjetorit)! Një mysafirë interesant ka ardhur në kryeqytetin e Kosovës dhe për një arsye!  Madje për rreth gjysmë ore ka mbetur duke u sjellë në qiell të Prishtinës, nuk ka mundur të zbarkoi në tokë!

“Në manifestimin e FHK-së, me rastin e shënimit të 65 vjetorit të themelimit mori pjesë edhe nën/presidenti i EHF-it Predrag Boshkoviq, i cili erdhi në Prishtinë pak para fillimit të mbrëmjes solemne për të përshëndetur Federatën e Hendbollit të Kosovës në emër të Federatës Evropiane te Hendbollit.

Mirëpo, e veçanta ka qenë se në Prishtinë ai ka ardhur me helikopter special nga Podgorica dhe mbi gjysmë ore fluturoi mbi Prishtinë për shkak të mjegullës së dendur”, bëhet e ditur për gazetën kombëtare “Bota sot” nga një burim brenda bordit të FHK-së. Duhet theksuar se nën/presidenti është Ministër i Mbrojtjes së Malit të Zi dhe një mik i dëshmuar i shqiptarëve. Boshkoviq shkaku i respektit për FHK-në e Kosovës, ka ardhur me helikopter special.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat