Ja në cilin vend të botës me vite është Valbona, dikur selektore e Kosovës

Hendboll

Ja në cilin vend të botës me vite është Valbona, dikur selektore e Kosovës

Nga: Kemajl Goca Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 15:14
Ilustrim

Emrat e mëdhenj nuk harrohen në sportin tonë, ani se sot nuk janë në tokën tonë. Valbona Zeqa, ka kohë që nuk gjenden në Republikën e Kosovës por është në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, siç raportohet nga disa burime, ajo ka fituar edhe shtetësinë amerikane! Ish hendbollistja e mirënjohur ka qenë trajnerja më e suksesshme e viteve të pasluftës, e cila katër vite rresht ka qenë kampione e Kosovës me KHF Kastriotin e Ferizajt, në periudhën 1999-2003.

Image

Fadili Rexhepi dhe Valbona Zeqa

Ajo po ashtu ka qenë edhe selektore e kombëtares së Kosovës deri në vitin 2004-05, por ka vite që u shkua në SHBA. Valbona jeton e vepron me bashkëshortin e saj Fadil Rexhepin dhe kalon jetë jashtëzakonisht të mirë. Valbona aktualisht i mungon shumë hendbollit tonë, sepse ka qenë një kuadër dhe që ka prodhuar emra të shquar të hendbollisteve, që lanë nam në kohën e pasluftës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat