Stojance nuk e duron gjuhën shqipe, bën skandalin e madh!

Hendboll

Stojance nuk e duron gjuhën shqipe, bën skandalin e madh!

Nga: Kemajl Goca Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 12:17
Stojance nuk e duron gjuhën shqipe, bën skandalin e madh!

Turpi i një sportistit që i thotë vetes sportist dhe që në shpirt ka urrejtjen ndaj shqiptarëve, e ai e ka emrin Stojance Stoilov dhe është kapiten i klubit të hendbollit Vardari nga Shkupi. Turpi i Stojances kalon çdo kufij njerëzor dhe duhet sanksionuar për at gjest primitiv. Kapiten i hendbollit maqedonas dhe kapiteni i Vardarit Stoilov u larguan nga ceremonia e shpalljes së atletëve më të mirë maqedonas për vitin 2018, pasi disa nga fituesit ishin shqiptar.

"Ndihem i turpëruar dhe i poshtëruar", shkruan Stoilov.

Skandal i madh në hotel Aleksandar Palace deri sa po zhvillohej manifestimi Sportist i Vitit nga ARS. Stoilov, ka braktisur në mënyrë demonstrative ceremoninë pasi fituesi i çmimit për Sport shkollor nga Tetova ka folur në gjuhën shqipe. Manifestimi nga sivjet mbahet në dy gjuhë. Stoilov më pas është shprehur se është ndjerë i turpëruar dhe poshtëruar kur ka dëgjuar se po flitet shqip.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat