Këtij fytyrë ziut iu rrotulluan zorrët, sportist me zemër të prishtë, i pengoi që foli shqip!

Hendboll

Këtij fytyrë ziut iu rrotulluan zorrët, sportist me zemër të prishtë, i pengoi që foli shqip!

Nga: Kemajl Goca Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 12:33
Stojance Stoilov

Gjuha shqipe është gjuhë zyrtare më Maqedoni dhe kjo disa sllavëve po iu pengon fortë! Por një gjë dihet, se shumë shpejt Maqedonia do të dominohet nga shqiptarët, kur kihet parasysh se edhe përfaqësuesja e Maqedonisë pothuajse është përgjysmë me futbollistë shqiptar.  

Atëherë, ky farë hendbollisti, Stojance Stoilov, kapiten i  përfaqësueses së Maqedonisë dhe i Vardarit,  që luan në Champions League, për një moment iu rrotulluan zorrët kur dëgjoj gjuhën shqipe që aq bukur u fol në ceremoninë e Shpalljes së më të mirëve në hotel “Aleksandar Palace”.

Ky faqeziu iku nga ceremonia, me demek se nuk e duroi gjuhën shqipe, apo siç raportohet ka braktisur në mënyrë demonstrative ceremoninë pasi fituesi i çmimit për Sport shkollor nga Tetova ka folur në gjuhën shqipe.

Stoilov apo sportist me shpirt të prishtë, që aspak sportist, është shprehur se është ndjerë i turpëruar dhe poshtëruar kur ka dëgjuar se po flitet shqip. I pengoi këtij gjuha shqipe! Ky hendbollist duhet të jetë shembull për të mirë jo të ketë në shpirt urrejtjen ndaj shqiptarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat