Ibrahimi: Stole, jam krenar qe jam shqiptar, ndërsa ti zgjohu nga anestezioni - Bota Sot
Ibrahimi: Stole, jam krenar qe jam shqiptar, ndërsa ti zgjohu nga anestezioni

Hendboll

Ibrahimi: Stole, jam krenar qe jam shqiptar, ndërsa ti zgjohu nga anestezioni

Nga: Kemajl Goca Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 12:44
Ibrahimi: Stole, jam krenar qe jam shqiptar, ndërsa ti zgjohu nga anestezioni

Gazetari i mirënjohur sportiv në Maqedoni, Reshat Ibrahimi, ka reaguar ashpër në lidhje me gjestin primitiv të hendbollistit Stojance Stoilov, njëherësh kapiten i përfaqësueses së Maqedonisë dhe i skuadrës Vardarit të Shkupit. “Pas gjestit skandaloz, poshtërues dhe turpërues të hendbollistit te Vardarit, Stole Stoilov, edhe pse jam në vizitë te familja ime në Wels të Austrisë, me duhet patjetër të reagojë dhe t’ia them disa fjalë këtij Stoles. Unë jam dhe do të mbetem gjithmonë krenar që jam shqiptar, kurse ti Stole zgjohu nga anestezioni total, zgjohu nga ëndrrat tua të këqija, dhe njëherë e përgjithmonë kuptoje se pa shqiptarë Maqedoni nuk ka.

Stole, si nuk të vjen turp nga sportistët Shaban Tërstena, Shaban Sejdiu, Faton Salihu që i sollën medalje Maqedonisë, si s’te vjen turp nga Artim Shaqiri, Nexhmedin Memedi, të cilët kanë dhënë shumë djersë për këtë vend në ndeshje futbolli, si s’te vjen turp nga Bardhi, Hasani, Alioski, Ademi, Musliu, Bejtullai që po promovojnë Maqedoninë në Europë dhe botë. Turp, turp të qoftë Stole!”, ka thënë Ibrahimi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...