Kabineti i Zaevit e shpall Stoilovin mentalisht jostabil pas skandalit me gjuhën shqipe

Hendboll

Kabineti i Zaevit e shpall Stoilovin mentalisht jostabil pas skandalit me gjuhën shqipe

Nga: Kemajl Goca Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 15:55
Zaev, Zemon e Stoilov

Çdo njeri i kohës moderne, çdo njeri normal ka reaguar ashpër në lidhje me skandalin që bëri Stojance Stoilov, hendbollist, aktualisht kapiten i përfaqësueses së Maqedonisë dhe i skuadrës së Vardarit të Shkupit.

Stoilov demostrativisht u largua nga manifestimi me rastin e shpalljes së Sportistit të Vitit, për shkak se nuk duroj kur u fol shqip në këtë solemnitet. Kabineti i kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev e shpall Stoilovin mentalisht jostabil. “Secili ka të drejtë të shprehet në gjuhën e  tij.

Personi i përshëndeti të pranishmit në gjuhen shqipe, pastaj e bëri edhe në gjuhën maqedonase. Ai së pari është dashur të qëndrojë deri në fund, si ‘Sportist i Vitit’ të kaluar dhe të përgëzoj sportistët e këtij viti”, ka thënë mes të tjera Rubin Zemon nga Kabineti i Zaevit, transmetojnë fjalët e tij mediat maqedone.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat