Beqiri: Edhe mua më rrjedh gjak në vena...

Hendboll

Beqiri: Edhe mua më rrjedh gjak në vena...

Nga: K. G. Më: 28 dhjetor 2018 Në ora: 15:38
Beqiri: Edhe mua më rrjedh gjak në vena...

Gjyqtari ndërkombëtar i hendbollit, Eshref Beqiri, është i tronditur me vrasjen e policit të Kosovës, Izet Demaj, nga grabitësi në Komunën e Istogut, që ndodhi në ditën e djeshme. Ai ka shprehur shqetësimin e thellë. “Edhe unë zgjohna në mëngjes njësoj si ti, pi kafe njësoj si ti, i përqafoj fëmijët dhe i përshëndes para se me shku në punë njësoj si ti, por unë dallim prej teje shkoj në punë pa e ditur a do të kthehem përsëri në shtëpi.

Unë e vendosi vetën në rrezik, për me të shpëtu ty. Siguria jote, është përgjegjësia ime, dhe prapë unë shahem, nënçmohem, e poshtërohem.

Dhe mos harro, unë kam njeri njësoj si ti, kam ndjenja njësoj. Aty ku ka rrezik, unë sjell siguri. Aty ku ka pafuqi, sjelli fuqi. Edhe pse më shan e më fyen, unë jam numri që e thirr kur je në rrezik, kur je i kërcënuar, e kur je i frikësuar.

E mos harro, mbrapa bexhit tim është një zemër njësoj si e jotja,

Edhe mua më rrjedh gjak në vena, edhe unë mendoj, dashuroj e qaj si ti. Edhe unë mundem me qenë viktimë, me u plagos e me u vra, si ti.

Unë nuk jam vet, kam vëllezër e motra në krah gjithmonë, që e sakrifikojnë vetën për mua, e edhe unë për ta.

Na jem ata që e mbrojmë viktimën prej kriminelit, dhe të mirin prej te keqit. Ngushëllime familjes dhe gjithmonë KRENAR me ty IZET DEMAJ!”, shkruan Beqiri në profilin e tij në facebook, i cili është edhe epror në policinë e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat