Ky është njeriu që i priu Kombëtares së Kosovës nëpër Serbi dhe përcillej si burrështetas nga xhandarmëria!

Hendboll

Ky është njeriu që i priu Kombëtares së Kosovës nëpër Serbi dhe përcillej si burrështetas nga xhandarmëria!

Nga: Kemajl Goca Më: 30 dhjetor 2018 Në ora: 11:59
Izet Gjinovci

Vitit 2018 ka pasur të veçantat e veta. Vit që ka pasur zhvillime të jashtëzakonshme në shumicën e sporteve dhe disa tensione. Pjesëmarrja e Kombëtares së Kosovës në të gjitha sportet e ka shqetësuar shumë Serbinë shoveniste, por ata nuk kishin forcë që të bënin pengesa si para shumë viteve, sepse ishin harxhuar gënjeshtrat e tyre.

Një rast i veçantë ka ndodhur në fund marsin e këtij vitit, kur Kombëtarja e Kosovës nga kufiri Merdarë përcillej nga Xhandarmëria serbe për në Serbi, drejt Kovilovos, ku duhej të zhvillohej faza kualifikuese e Kampionatit Evropian për U-20 në hendboll (femrat). Sekretari i përgjithshëm i FHK-së, Izet Gjinovci, ishte në veturë dhe përcillej sikurse një burrështetas botëror drejt Serbisë. Gjinovci i printe Kombëtares së Kosovës dhe nuk iu tremb as qerpiku i syrit. Nën masa të rrepta u përcollën për në Kovilovo, vend afër Beogradit, në palestrën e të cilës zhvilluan stërvitjet, por më pas nuk lejuan që Kosova ta zhvillojë ndeshjen me Serbinë U-20!

“Qeveria e Serbisë nuk ka lejuar të luhet ndeshja për arsye të sigurisë. Vashat e Kosovës kanë qëndruar në Kovilovo të Serbisë nga dita e enjte deri të shtunën”, kështu u dha arsyetimi atëkohë. Ky ka qenë skandali më i madh i Serbisë, por që mori ndëshkimin nga Federata e Hendbollit Evropian, Serbia U-20 humb ndeshjen me rezultat zyrtar 10:0 nga Kosova, po ashtu anulohet edhe turneu!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat