Faruk Shalën e nevrikos një problem!

Hendboll

Faruk Shalën e nevrikos një problem!

Nga: Kemajl Goca Më: 30 dhjetor 2018 Në ora: 16:44
Faruk Shalën e nevrikos një problem!

Vazhdimisht bën matematika, se titulli do të sjellë për herë të parë në histori në qytetin e Istogut. Punon natë e ditë, së fundi po vrapon edhe nga tregu ndërkombëtar që të përforcohet me disa hendbolliste para sfidës së të tetës së finales në Challenge League, kundër Malagës.

Ky është trajneri Faruk Shala, që nuk e ka problem të kryen edhe punë të tjera. Ai me Istogun janë kampione vjeshtore me gjithsej 16 pikë, sa ka edhe Vushtrria në vend të dytë. Shala është zotuar se do të sjellë edhe titullin në Istog pas trofeut të Kupës së Kosovës.

Ai ka ekip jashtëzakonisht të mirë dhe hendbollistet pothuajse me simpatike në klub. Klub me lojtare cilësore e të bukura, por mjerisht ende pa palestër, ky problem po e nevrikos fortë Shalën. Fundja, është trajneri me frizurën me atraktive në ligën e femrave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat