Sportistet e Kosovës përfundojnë në spital!

Hendboll

Sportistet e Kosovës përfundojnë në spital!

Nga: K. Goca Më: 5 janar 2019 Në ora: 10:55
Fatlinda Fejzaj dhe Ketevan Venetski

Sportistet shumë herë kanë telashe me lëndime dhe si rrjedhojë e kësaj edhe duhet t’ju nënshtrohen operimeve. Fitueses së Kupës së Kosovës dhe kampiones vjeshtore, Istogu, iu shtrihen dy hendbolliste në spital. “Sot në spitalin Royal Medical në Prishtinë, dr. Qerim Kida specialist ortoped me sukses ka kryer dy operacione për hendbollistet tona që kishin pësuar lëndime të rënda të gjurit -ACL 
KHF Istogu falënderon dr.Qerim Kida dhe spitalin Royal për gjithçka që kanë bërë për të sanuar lëndimet për hendbollistet tona.
Ndërsa hendbollisteve Fatlinda Fejzaj dhe Ketevan Venetski (Gjeorgjia) ju dëshirojmë rehabilitim të suksesshëm dhe rikthim sa më të shpejtë në skuadrën tonë”, bëhet e ditur nga KHF Istogu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat