Faruk Shala mërzitet për vajzat që i ka në spital!

Hendboll

Faruk Shala mërzitet për vajzat që i ka në spital!

Nga: Kemajl Goca Më: 5 janar 2019 Në ora: 16:15
Faruk Shala mërzitet për vajzat që i ka në spital!

Trajneri i klubit të hendbollit Istogu, Faruk Shala, mërzitet për vajzat që i ka në spital, sepse vlerëson se një periudhë do t’i mungojnë në ndeshjet më të rëndësishme. Hendbollistet Fatlinda Fejzaj dhe Ketevan Venetski (Gjeorgjia) janë operuar.

“Rruga që kemi zgjedhur drejtë suksesit është e vështirë, plot më sfida, më momente gëzimi e hidhërimi, lumturie e zhgënjimi por është pjesë e pa ndashme e jetës sonë, ashtu si janë edhe lendimet, si trajner është shumë e vështirë kur për një kohë e humb një lojtare, edhe me e vështirë kur i humb disa, të bën të ndihesh si një komandant kur humb ushtarë në betejë, por një ndjenjë e mirë vjen pastaj kur arrin të bësh diçka për ato, dhe beson që do të kthehen përsëri, fatmirësisht që gjithmonë ekziston një pikë shprese, fal edhe njerëzve të vullnetit të mirë. Sportistët tonë janë më fat që kemi një doktor si Qerim Kida të cilin e falënderoj shumë për gjithçka që bën për ne.

Image

Hendbollisteve të mija ju dëshiroj sa më pak ditë të kaluara larg meje dhe shoqeve të skuadrës”, shkruan Shala, i cili me Istogun janë kampion vjeshtor dhe fitues të Kupës së Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat