Gazeta e njohur spanjolle shkruan se ekipi i Malagës është përforcuar kundër ekipit të Kosovës!

Hendboll

Gazeta e njohur spanjolle shkruan se ekipi i Malagës është përforcuar kundër ekipit të Kosovës!

Nga: Kemajl Goca Më: 11 janar 2019 Në ora: 12:17
Isaura Fernanda De Almeida Meni

Me 2-3 shkurt do të zhvillohen ndeshjet e të tetës së finale së Challenge Cup në hendboll, në konkurrencën e femrave,  mes El Rincon Fertilidad Malaga dhe fituesit të Kupës dhe kampiones vjeshtore të Kosovës, Istogu. Ndeshja e parë luhet në orën 18.30, kurse ajo e kthimit një ditë më vonë në orën 11.00, por qe të dyja në palestrën  Alhaurin de la Torre të Spanjës.

Gazeta e njohur spanjolle “AS” shkruan se ekipi Malagës është përforcuar kundër ekipit të Kosovës! “Rincon Fertility Malaga ka bërë zyrtare nënshkrimin me lojtaren braziliane Isaura Fernanda De Almeida Meni. Lojtarja luan në pozitën e pivotes dhe është 24 vjeç, e cila do të zëvendësojë Rocio Campiglin e lënduar. Një përforcim i mirë për gjysmën e dytë të sezonit, në të cilin klubi do të luajë në Ligën spanjolle, Callenge Cup dhe Copa de la Reina”, shkruan “AS”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat