Ky është shqiptari që iu hakmor yllit sllavomaqedonas, duke e zbutur fortë keq

Hendboll

Ky është shqiptari që iu hakmor yllit sllavomaqedonas, duke e zbutur fortë keq

Nga: Kemajl Goca Më: 13 janar 2019 Në ora: 18:12
Stoilov

Asgjë nuk mbetet për atëbotë, gjithçka kthehet për këtë botë! Njeriu apo sllavamaqedonasi Stole Stoilov, që ka urrejtje për shqiptarët deri në pikën e fundit, mori një goditje nga komentatori shqiptar Mustafa Ademi. Hendbollisti Stoilov njihet si problematik, i cili ka lëshuar edhe ceremoninë për Sportistin e vitit 2018 në Maqedoni, vetëm pse ishte folur shqip. Po ashtu po ky sllavamaqedonas ka reaguar edhe për emrin e ri të shtetit të Maqedonisë, duke thënë se është turp.

Image

Mustafa Ademi

Stoilov tani i zbutë fjalët: “Është unë e tyre”.  Maqedonia shënoi fitore të re në Kampionatin Botëror të hendbollit në Gjermani dhe Danimarkë, duke mposhtur Bahrejnin me rezultat 29:23. “I shumëpërfoluri i ditëve të fundit, Stole Stoilov, është pyetur nga gazetarët maqedonas për injorimin e emrit të tij nga komentatori i MTV2, Mustafa Ademi, gjatë ndeshjes me Japoninë.

Ademi në vend të emrit i thoshte: Lojtari me numër 5. “Nuk kam koment, është punë e tyre”, ka thënë shkurt Stoilov, shkruan Reshat Ibrahimi, gazetar i mirënjohur sportiv në Maqedoni. Ademi iu hakmor Stoilov, duke ia bërë 8 me 2. Stoilov është anëtar i Maqedonisë dhe kapiten i Vardarit të Shkupit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat