Për gjermanët ishte barazimi i parë

Hendboll

Për gjermanët ishte barazimi i parë

Më: 15 janar 2019 Në ora: 10:41
Pamje nga një ndeshje

Një ndeshje interesante kanë ofruar Rusia e Gjermania,në ditën e pestë të Kampionatit Botëror për hendbollistë që po mbahet në Gjermani e Danimarkë. Ndeshja që u luajt para 13.500 shikuesve në Berlin përfundoi me rezultatin e barabartë, 22:22.

Rusia ka fituar një pikë  falë paraqitjes brilante të Timur Dibirovit që shënoi tetë gola, dhe kthimit të madh në pesë minutat e fundit të ndeshjes. Gjermania ishte favorit për këtë ndeshje, por nuk mundi të shkoi përtej barazimit. Uwe Gensheimer shënoi tetë gola për Gjermanië, që kishte epërsi 20:17 pesë minuta pa përfunduar ndeshja. Ndeshja ishte e hapur për 60 minuta, ndërsa Rusia ishte në epërsi vetëm një herë, 7:6.

Për gjermanët ishte barazimi i parë pas dy fitoreve. Gjermania tani është e dyta në grupin A me 5 pikë. Udhëheq Franca me 6 pikë nga tri ndeshje. Rusia është e treta me 4 pikë, falë dy barazimeve e një fitore. Fitore të madhe në grupin A ka shënuar Brazili që e mposhti Serbinë me rezultat 24:22. Brazili është i katërti me 2 pikë dhe me gjasa për të kaluar në fazën e dytë. Në ndeshjen e fundit të grupit A, Franca fitoi ndaj Koresë me 34:23.

Në grupin B, ndeshja kryesore ishte ajo në mes të Kroacisë dhe Maqedonisë. Fitore shënoi Kroacia me rezultat 31:22 dhe kështu siguroi kalimin në fazën e dytë. Në fazën e dytë do të paraqitet edhe Spanja që fitoi ndaj Japonisë me rezultat 26:22. Islanda nuk lejoi befasi duke fituar ndaj Bahrejnit me 36:18.

Në grupin C u shënuan këto rezultate: Tunizia – Kili 36:30, Norvegjia – Austria 34:24, Danimarka – Arabia Saudite 34:22. Ndërsa rezultatet e ndeshjeve të grupit D janë: Hungaria – Katari 32:26, Argjentina – Egjipti 20:22, Suedia – Angola 37:19.

Të martën luhen ndeshjet e katërta në grupet A dhe C. Në grupin A janë takimet: Rusia – Brazili (15:30), Korea – Serbia (18:00), Gjermania – Franca (20:30). Ndeshjet e grupit C janë: Arabia Saudite – Tunizia (16:15), Norvegjia – Kili (18:30), Austria – Danimarka (20:45).

Grupi A

1. Franca             3             6

2. Gjermania       3             5

3. Rusia                3             4

4. Brazili               3             2

5. Serbia              3             1

6. Korea               3             1

Grupi B

1. Spanja              3             6

2. Kroacia            3             6

3. Maqedonia     3             4

4. Islanda             3             2

5. Japonia            3             0

6. Bahrejni           3             0

Grupi C

1. Danimarka                     3             6

2. Norvegjia                       3             6

3. Austria                            3             2

4. Tunizia                            3             2

5. Kili                                   3             2

6. Arabia Saudite              3             0

Grupi D

1. Suedia              3             6

2. Hungaria         3             5

3. Katari               3             2

4. Egjipti              3             2

5. Angola             3             2

6. Argjentina       3             1

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat