Nuk jep fitues ndeshja dramatike mes Gjermanisë e Francës

Hendboll

Nuk jep fitues ndeshja dramatike mes Gjermanisë e Francës

Më: 16 janar 2019 Në ora: 10:12
Nuk jep fitues ndeshja dramatike mes Gjermanisë e Francës

Kampioni i botës, Franca ka shënuar gol në sekondën e fundit për të siguruar një barazim të madh në ndeshjen dramatike ndaj Gjermanisë. Ndeshja Gjermania – Franca përfundoi me rezultat 25:25, ndërsa ishte prej ndeshjeve më të mira të deritashme në botërorin për hendbollistë që po mbahet në Gjermani e Danimarkë.
E përkrahur nga 13.500 shikues në palestrën në Berlin, Gjermania kishte epërsi prej një goli në minutën e fundit. Por në sulm e humbi topin duke u bërë gabim në pasim dhe kështu francezëve u mbetën 20 sekonda për të barazuar rezultatin. Francezët e shfrytëzuan këtë kohë dhe me gol të bukur të shënuar në sekondën e fundit nga Timothey N’Guessan arriti të fitojë një pikë. Ishte ndeshje e fortë ku u luftua për çdo gol.
Kështu Franca mbetet e para në grupin A me 7 pikë nga katër ndeshje. Gjermania është e dyta me 6 pikë. Gjermania barazoi edhe të hënën ndaj Rusisë. Të dy kombëtaret kanë kaluar në fazën e dytë grupore.
Të martën në grupin A janë luajtur edhe dy ndeshjet tjera të xhiros së katërt. Brazili ka shënuar fitore të madhe ndaj Rusisë me rezultat 25:23 derisa Serbia fitoi ndaj Koresë me 31:29. 
Të martën u luajtën ndeshjet e katërta edhe në grupin C. Tunizia fitoi ndaj Arabisë Saudite me 24:20 kurse Norvegjia e Danimarka vazhduan sipas parashikimeve. Norvegjia fitoi 41:20 ndaj Kilit kurse Danimarka e mposhti Austrinë me 28:17. 
Të mërkurën luhet xhiroja e katërt në grupet B dhe D. Ndeshjet e grupit B janë: Japonia – Islanda (15:30), Kroacia – Bahrejni (18:00), Maqedonia – Spanja (20:30).
Në grupin D janë takimet: Angola – Argjentina (15:30), Hungaria – Egjipti (18:00), Katari – Suedia (20:30).

Grupi A 

1. Franca 4 7
2. Gjermania 4 6
3. Rusia 4 4
4. Brazili 4 4
5. Serbia 4 3
5. Korea 4 0

Grupi B

1. Kroacia 3 6
2. Spanja 3 6
3. Maqedonia 3 4
4. Islanda 3 2
5. Japonia 3 0
6. Bahrejni 3 0

Grupi C
1. Norvegjia 4 8
2. Danimarka 4 8
3. Tunizia 4 4
4. Austria 4 2
5. Kili 4 2
6. Arabia S. 4 0 

Grupit D
1. Suedia 3 6
2. Hungaria 3 5
3. Katari 3 2
4. Egjipti 3 2
5. Angola 3 2
6. Argjentina 3 1

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat