Kosova e ëndërronte, por shqiptarja nga Norvegjia vendosi diçka të çuditshme e të papritur!

Hendboll

Kosova e ëndërronte, por shqiptarja nga Norvegjia vendosi diçka të çuditshme e të papritur!

Nga: Kemajl Goca Më: 16 janar 2019 Në ora: 12:26
Albesa Kuqi

Albesa Kuqi vlerësohej prej talenteve më të mëdha të lojës së hendbollit në Norvegji dhe në anën tjetër stafi drejtuesi i Kombëtares së Kosovës së bashku me FHK-në fërkonin duart se ajo do t’i bashkohej si përforcim adekuat! Por gjëra rrodhën ndryshe me Albesën, e cila është e gjatë 173 centimetra, duke i thënë lamtumirë lojës së hendbollit qysh në moshën 21-vjeçare, duke fikur të gjitha ëndrrat edhe për Kosovën.

Albesa me prejardhje nga Deçani me vite të tëra luajti në radhë të parë për skuadrën norvegjeze Torp, pastaj  edhe për Fredrikstad ballklubb junior dhe Fredrikstad seniorët. Ajo tregon se cilat ishin arsyet që papritur e braktisi këtë lojë. “Me hendboll ia nisa prej moshës 7-vjeçare.  Prej fillimit e kam ditur se hendbolli është pasion imi jetësor, sepse kisha edhe talent të madh! Hendbolli më ka shkuar tepër mirë prej kur isha e vogël dhe gjithmonë kam ushtruar me vajzat që kanë qenë më të mëdha me moshë dhe me trup. Kur i kam mbush 15 vjet me kanë thirr me luajt për të rejat e Norvegjisë.  

Image

Atëherë e kam kuptuar talentin tim dhe kam ushtruar dy herë në ditë për mu bë lojtare tepër e mirë. Kur i kam mbush 18 vjet me ftuan me luajt për Norvegjinë juniore. Pas disa muajve kam ushtruar me ekipin e Norvegjisë senioret. Disa vite ushtroja dy herë në ditë dhe e kam vërejtur që lëndimet shtoheshin. E kam lënduar krahun dhe kam pas shumë probleme me luajt, me gjuajt ashtu si dija unë. Prej moshës 16-19 vjeç ishin vitet më të mira të jetës sime në hendboll”, tregon Albesa për gazetën kombëtare “Bota sot”. Ajo flet edhe për ftesën që kishte nga Kosova dhe ndihej shumë e nderuar, sa gati fluturoj nga gëzimi:  “Kur me ka ftuar Kosova jam gëzuar tepër.

Image

Normal gjithë e kam pas ëndërr me luajt për Norvegjinë, edhe kam provuar. Por e ndjeva vetën shumë krenare kur me thirri shteti im për me luajt. Por ëndrrat dhe mundësitë nuk dalin gjithmonë. Në atëkohë kam pas shumë lëndime në krah dhe shumë probleme me luajt, me dëshmuar se çfarë lojtare jam. Lëndimet ishin ato që më ndalën ëndrrën. Në fund nuk pata më motiv për shkak të lëndimeve dhe e pash të arsyeshme me lënë krejt hendbollin. Tash jam e përqendruar në fakultet”, tha Kuqi që ka luajtur më shumë në repartin e mbrojtjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat