Edona apo 17-vjeçarja që sundon si shënuese në Kosovë  

Hendboll

Edona apo 17-vjeçarja që sundon si shënuese në Kosovë  

Nga: K. G. Më: 16 janar 2019 Në ora: 14:14
Edona Radoniqi

Edona Radoniqi është shtylla kryesore e ekipit të saj Vëllaznimit nga Gjakova. Ajo ka shënuar më shumë se 65 për qind të golave për ekipin e saj, por që nuk ka arritur më shumë se një fitore për gjatë 9 ndeshje në Superligën e Kosovës në hendboll.

Përderisa Vëllaznimi është në pozitën e parafundit (i nënti) me 2 pikë, Edona sundon me gola në elitë.

Ajo është shënuesja më e mirë për pjesën vjeshtore me 103 gola, ka 5 më shumë se Albulena Kelmendi e Vushtrrisë.  Edona nuk ka më shumë se 17 vjeç, që luan në pozitën e qendrës dhe shquhet me efikasitet të lartë. Edona ka lënë pas me gola emra të shquar të këtij sporti, si Albulena Kelmendi, Elma Kamerin, Albina Rugovën etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat