Kroacia e fortë

Hendboll

Kroacia e fortë

Më: 17 janar 2019 Në ora: 11:26
Pamje nga një ndeshje

Janë luajtur ndeshjet e parafundit, përkatësisht të katërta, në grupet B dhe D të kampionatit botëror për hendbollistë që po mbahet në Gjermani e Danimarkë. Në grupin B me fitore kanë vazhduar Kroacia e Spanja që i kanë nga tetë pikë. Kroacia fitoi me rezultat 32:20 ndaj Bahrejnit, në një ndeshje tjetër ku u shfaq në nivel të lartë. Manuel Shtrlek shënoi 11 gola për Kroacinë në këtë ndeshje. Bindshëm fitoi edhe Spanja ndaj Maqedonisë, të cilës ia ka vështirësuar punën për kalim në raundin e dytë. Spanja fitoi me 32:21, ndërsa më efikasi ishte Aleix Gomez me gjashtë gola. Në ndeshjen e parë të ditës në grupin B, Islanda fitoi ndaj Japonisë me 25:21. Kroacia e Spanja kanë siguruar kalimin tutje, ndërsa të enjten do të vendosin për vendin e parë në grup në përballjen direkte. Ndërsa ndeshja mes Maqedonisë e Islandës do të vendos se cila prej këtyre kombëtareve do të kalojë në raundin tjetër si e treta. Të dy këto kombëtare i kanë nga 4 pikë. 
Në grupin D, Suedia arriti fitore të ngushtë ndaj Katarit me 23:22. Hungaria e Egjipti luajtën baras, 30:30, kurse Argjentina e mposhti Angolën me 33:26. Suedia e Hungaria tashmë kanë siguruar kalimin në fazën e dytë, ndërsa për vendin e tretë do të vendoset të enjten kur luhen ndeshjet e fundit nëpër grupet preliminare. 
Të enjten pra janë ndeshjet e fundit në të gjitha katër grupet. Ndeshjet e grupit A janë: Brazili – Korea (15:30), Gjermania – Serbia (18:00), Franca – Rusia (20:30). 
Bahrejni – Japonia (15:30), Maqedonia – Islanda (18:00) dhe Spanja – Kroacia (20:30) janë ndeshjet e grupit B, ndërsa në kuadër të grupit C luhen takimet: Kili – Arabia Saudite (15:00), Austria – Tunizia (17:30), Danimarka – Norvegjia (20:15). 
Dhe në grupin D janë këto ndeshje: Egjipti – Angola (15:30), Katari – Argjentina (18:00), Suedia – Hungaria (20:30). 

Grupi A

1. Franca 4 7
2. Gjermania 4 6
3. Rusia 4 4
4. Brazili 4 4
5. Serbia 4 3
6. Korea 4 0

Grupi B

1. Kroacia 4 8
2. Spanja 4 8
3. Islanda 4 4
4. Maqedonia 4 4
5. Japonia 4 0
6. Bahrejni 4 0

Grupi C

1. Norvegjia 4 8
2. Danimarka 4 8
3. Tunizia 4 4
4. Austria 4 2
5. Kili 4 2
6. Arabia S. 4 0

Grupi D

1. Suedia 4 8
2. Hungaria 4 6
3. Egjipti 4 3
4. Argjentina 4 3
5. Katari 4 2
6. Angola 4 2

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat