Zyrtari i Komunës së Mitrovicës: Le të turpërohen...

Hendboll

Zyrtari i Komunës së Mitrovicës: Le të turpërohen...

Nga: K. Goca Më: 17 janar 2019 Në ora: 13:09
Zyrtari i Komunës së Mitrovicës: Le të turpërohen...

Faruk Mujka, zyrtar në Komunën e Mitrovicës, ka folur për djalin e tij, Amarin, për të cilin akuzohet se është zgjedhur me të njohshëm ndër dhjetë sportistët më të mirë në komunë! “Për disa "dashamirë" që para ca ditësh akuzuan Amarin se është përzgjedhur ndër 10 sportistët më të mirë në Komunën e Mitrovicës për vitin 2018 vetëm se është djali im, shumë shkurt deshta me nda me ta dhe me gjithë ju këtë foto nga viti 2013, ku ai është shpallur lojtari më i mirë në Kosovë në kategorinë e tij atëkohë.

Po ashtu të ju tregoj se ai ka përfaqësuar Kosovën edhe në Lojërat Mesdhetare në Tunis, Kampionatin Ballkanik në Bullgari dhe në shumë gara tjera ndërkombëtare në Suedi, Gjermani, Kroaci, Hungari. Ka luajtur për KH Trepça edhe në ndeshjen e saj të parë ndërkombëtare ndaj klubit rumun Potaisa Turda, fituese e Challenge Cup.

Ndoshta fajin e ka modestia e tij dhe le të turpërohen të gjithë ata të cilët nëpërmes tij kanë dashur të më godasin mua. Kjo vetëm tregon edhe një herë mungesën boshtit kurrizor te të tillët.

Shfrytëzoj rastin të falënderoj të gjithë ata të cilët e kanë ushtruar dhe mbështetur Amarin dhe iu kanë gëzuar çdo suksesi të tij dhe fanellës të cilën e ka djersitur”, shkruan Mujka, ndryshe ka qenë aktivist shumëvjeçar i hendbollit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat