Danimarka, Suedia e Kroacia me pikë maksimale

Hendboll

Danimarka, Suedia e Kroacia me pikë maksimale

Më: 18 janar 2019 Në ora: 10:17
Danimarka, Suedia e Kroacia me pikë maksimale

Të enjten janë luajtur ndeshjet e fundit (të pesta) të katër grupeve të raundit preliminar të Kampionatit Botëror për hendbollistë që po mbahet në Gjermani e Danimarkë. Ashtu si pritej kishte ndeshje shumë të forta e cilësore, disa prej të cilave vendosën se kush kaloi në raundin e dytë përkatësisht në raundin kryesor. Janë tri kombëtare që kanë mbledhur pikë maksimale nëpër grupet e raundit preliminar.
Në grupin B të gjitha pesë ndeshjet i fitoi Kroacia, ndërsa dhjetë pikë nga pesë fitore në grupin C i mblodhi Danimarka. Suedia ishte dominante në grupin D duke i fituar të gjitha pesë takimet poashtu. Pasi në grupet e raundit të dytë trashëgohen pikët e fituara ndaj kombëtareve tjera të kualifikuara, Kroacia, Danimarka e Suedia kanë tashmë nga katër pikë dhe avantash ndaj kombëtareve tjera. 
Prej grupit A janë kualifikuar Franca, Gjermania e Brazili ndërsa Rusia, Serbia e Korea do të luajë për plasman prej pozitës 13 deri 24. Në ndeshjet e së enjtes, Brazili fitoi ndaj Koresë (35:26), Gjermania e mposhti Serbinë (31:23) dhe Franca fitoi ndaj Rusisë (23:22). 
Në grupin B pos Kroacisë tutje avancuan edhe Spanja e Islanda. Maqedonia, Bahrejni e Japonia do të luajnë për plasman. Bahrejni fitoi ndaj Japonisë (23:22), kurse Islanda fitoi ndeshjen vendimtare ndaj Maqedonisë me 24:22. Derbin për vend të parë në mes Spanjës e Kroacisë e fituan kroatët me 23:19. 
Nga grupi C, Danimarkës e Norvegjisë në fazën e dytë u bashkohet Tunizia, derisa Kili, Austria e Arabia Saudite do të luajnë për pozitat 13-24. Danimarka në ndeshjen vendimtare për vend të parë në grup e mposhti Norvegjinë (30:26), Tunizia fitoi ndaj Austrisë me 32:27 kurse me rezultat të njëjtë Kili fitoi ndaj Arabisë Saudite.
Prej grupit D pos Suedisë avancojnë edhe Hungaria e Egjipti. Katari, Argjentina e Angola luajnë për plasman. Të enjten Egjipti fitoi ndaj Angolës (33:28), Katari ndaj Argjentinës (26:25) kurse Suedia e mposhti Hungarinë me 33:30.

Ndeshjet e para në raundin e dytë luhen të shtunën. Në grupin I prej orës 18:00 luajnë Franca e Spanja kurse Gjermania e Islanda luajnë prej orës 20:30. Në grupin II të shtunën janë ndeshjet Tunizia – Suedia (18:00) dhe Danimarka – Hungaria (20:30).

Raundi preliminar (i përfunduar)

Grupi A
1. Franca 5 9
2. Gjermania 5 8
3. Brazili 5 6
4. Rusia 5 4
5. Serbia 5 3
6. Korea 5 0

Grupi B

1. Kroacia 5 10
2. Spanja 5 8
3. Islanda 5 6
4. Maqedonia 5 4
5. Bahrejni 5 2
6. Japonia 5 0

Grupi C
1. Danimarka 5 10
2. Norvegjia 5 8
3. Tunizia 5 6
4. Kili 5 4
5. Austria 5 2
6. Arabia S. 5 0

Grupi D

1. Suedia 5 10
2. Hungaria 5 6
3. Egjipti 5 5
4. Katari 5 4
5. Argjentina 5 3
6. Angola 5 2

Raundi kryesor

Grupi I 

1. Kroacia 2 4
2. Gjermani 2 3
3. Franca 2 3
4. Spanja 2 2
5. Islanda 2 0
6. Brazili 2 0

Grupi II

1. Danimarka 2 4
2. Suedia 2 4
3. Norvegjia 2 2
4. Hungaria 2 1
5. Egjipti 2 1
6. Tunizia 2 0

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat