Kampioni i botës mposht kampionin evropian

Hendboll

Kampioni i botës mposht kampionin evropian

Më: 20 janar 2019 Në ora: 12:18
Kampioni i botës mposht kampionin evropian

Janë luajtur ndeshjet e para në raundin kryesor (Main Round) të kampionatit botëror për hendbollistë që po mbahet në Gjermani e Danimarkë. Në ndeshjen e parë të grupit I u takuan kampioni aktual botëror, Franca dhe kampioni aktual evropian, Spanja. Fitore shënoi Franca me rezultat 33:30. Ndeshja u luajt në Koln të Gjermania para 18,121 shikuesve. Ishte ndeshje cilësore dhe shumë e fortë. Fituesi nuk është caktuar deri në fund, ndërsa spanjollët kanë pasur vërejtje të shumta në gjyqtarë. Ludovic Fabregas e Dika Mem shënuan nga gjashtë gola për Francën. 11 gola për Spanjën i shënoi Ferran Sole.
Ndeshje shumë të fortë zhvilluan edhe Gjermania e Islanda, që poashtu janë në grupin I. Gjermanët të përkrahur nga tifozët që krijuan atmosferë impozante, shënuan fitore me rezultat 24:19. Steffen Fath shënoi gjashtë gola për Gjermaninë, sa edhe Arnor Gunnarsson për Islandën. 19,250 shikues ishin në palestrën në Koln për këtë ndeshje. 
Gjermania e Franca tani mbajnë vendet 1 e 2 në grup me nga pesë pikë, por Kroacia ka një ndeshje me pak të luajtur. Kroacia është e treta në grup me katër pikë. Spanja ka mbetur në vend të katërt me 2 pikë.
Në grupin II, Suedia e Danimarka nuk lejuan befasi dhe fituan ndeshjet e luajtura në Herning të Danimarkës. Së pari Suedia fitoi ndaj Tunizisë me rezultat 35:23 e më pas Danimarka e mposhti Hungarinë me 25:22. Në ndeshjen e parë ishin 14,153 shikues kurse në të dytën 15,001 shikues. 
Ndeshjet e rradhës luhen menjëherë të dielen. Në grupin I prej orës 18:00 takohen Brazili e Kroacia, kurse nga ora 20:30 luajnë Islanda e Franca. 
Në grupin II nga ora 18:00 takohen Hungaria e Tunizia kurse prej orës 20:30 luajnë Norvegjia e Egjipti.

Grupi I
1. Gjermania 3 5
2. Franca 3 5
3. Kroacia 2 4
4. Spanja 3 2
5. Brazili 2 0
6. Islanda 3 0

Grupi II
1. Danimarka 3 6
2. Suedia 3 6
3. Norvegjia 2 2
4. Egjipti 2 1
5. Hungaria 3 1
6. Tunizia 3 0

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat