Federata e Hendbollit të Kosovës zgjedh më të mirët e vitit 2018

Hendboll

Federata e Hendbollit të Kosovës zgjedh më të mirët e vitit 2018

Më: 21 janar 2019 Në ora: 20:10
Deniz Terziqi dhe Elma Kameri

Deniz Terziqi është zgjedhur hendbollisti më i mirë në Kosovë për vitin 2018, ndërsa Elma Kameri hendollistja më e mirë e vitit, të hënën në një ceremoni në Prishtinë.

Federata e Hendbollit të Kosovës të hënën i ka shpallur më të mirët e vitit 2018, me Deniz Terziqin e Kastritotit dhe Elma Kamerin e Istogut që morën çmimet kryesore si dy hendbollistët më të mirë në vend në konkurrencat e tyre përkatëse.

Ndërsa, Besa Famgas u shpall skuadra më e suksesshme e vitit 2018 në konkurrencën e meshkujt, kurse Shqiponjës i takoi çmimi i skuadrës më të suksesshme te femrat.

Në fjalën e tij hapëse në ceremoni, presidenti i FHK-së, Eugen Saraçini ka thënë: “Kemi kaluar një vit të ngjeshur me aktivitete, gjatë të cilit kemi kuptuar se kemi potencial në FHK dhe në klube. Ne po zhvillojmë aktivitete, po kemi suksese dhe mund të vlerësoj se kemi edhe ngritje të cilësisë. Ishte vit me rëndësi, i përcjell me suksese ndërkombëtare që na bëjnë krenarë. I falënderoj të gjithë për këtë. Këtë vit na presin sfida e aktivitete të shumta, ndërsa ju dëshiroj vit të suksesshëm. Shpresoj që me kombëtaren U20 të arrijmë në botërorin që do të ishte sukses shumë i madh”.

Përfaqësuesi të Kosovës, Deniz Terziqi i ka takuar edhe çmimi i golashënuesit më të mirë të vitit 2018, me 203 gola. Ai po ashtu ka zënë vend në përbërjen më të mirë të vitit të kaluar.

Përbërja e vitit përbëhet nga Haris Berisha (portier – Besa Famgas), Lulzim Shabani (alo e majtë – Kastrioti), Deniz Terziqi (fundor i majtë – Kastrioti), Egzon Gjuka (qendër – Besa Famgas), Kastriot Jupa (pivot – Besa Famgas), Drenit Tahirukaj (fundor i djathtë – Besa Famgas), Labinot Gubetini (alo e djathtë – Drita). Rron Ramadani i Kastriotit është shpallur lojtari më i mirë i mbrojtjes.

Elma Kameri, që poashtu është lojtare me rëndësi e Kosovës, pos që është shpallur më e mira e vitit, ka zënë vend edhe në përbërjen më të mirë të vitit. 

Te hendbollistet në përbërjen më të mirë të vitit 2018 bëjnë pjesë: Njomza Kelmendi (portiere – Vushtrria), Albina Rugova (alo e majtë – Istogu), Elma Kameri (fundore e majtë – Istogu), Valerina Malaj (qendër – Shqiponja), Shkurta Mehmeti (pivote – Shqiponja), Shpresa Fazlija (fundore e djathtë – Prishtina), Qëndresa Berisha (alo e djathtë – Prishtina). Suzana Ujkiq e Istogut është shpallur lojtarja më e mirë e mbrojtjes, ndërsa golashënuesja më e mirë me 233 gola ishte Edona Radoniqi e Vëllaznimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat