Trajner i njohur nga Bosnja, i pikëlluar për vdekjen e bashkëlojtarit në Kosovë

Hendboll

Trajner i njohur nga Bosnja, i pikëlluar për vdekjen e bashkëlojtarit në Kosovë

Nga: Kemajl Goca Më: 22 janar 2019 Në ora: 10:54
Kasim Kamenica

Ish portieri i mirënjohur nga Bosnja e Hercegovina, Kasim Kamenica, një periudhë të mirë të jetës së tij e ka kaluar në Ferizaj (1976-1980) dhe edhe në vitin 1984-1985 ka qenë pjesë e ish Borcit të Ferizajt.

Madje me ish Borcin ka qenë edhe në finalen e Kupës së Ish Jugosllavisë në vitin 1979 në hendboll. Kamenica aktualisht është trajneri i skuadrës boshnjake Vogosca, i cili ndihet i pikëlluar për vdekjen e ish bashkëlojtarit, ish portierit të mirënjohur Skënder Sahiti!

Image

Ai i shpreh ngushëllime familjes së Sahitit dhe komunitetit të hendbollit dhe në përgjithësi sportit të Kosovës. Ai është i pikëlluar që në moshën 63-vjeçare, ndërroi jetë Sahiti pas një sëmundje të rëndë. Kamenica në profilin e tij ka postuar edhe foton e ish Borcit të asaj kohe, ku shihet Sahiti, i pari ulur djathtas, kurse Kamenica është i dyti ulur, majtas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat