Gjermania ka siguruar gjysmëfinalen

Hendboll

Gjermania ka siguruar gjysmëfinalen

Më: 22 janar 2019 Në ora: 12:56
Gjermania ka siguruar gjysmëfinalen

Gjermania ka siguruar gjysmëfinalen e kampionatit botëror për hendbollistë që po mbahet në Gjermani e Danimarkë. Gjermania të hënën mbrëma para 19,250 shikuesve në Koln fitoi ndaj Kroacisë me 22:21 dhe kështu siguroi paraqitjen në gjysmëfinale të botërorit të 26-të. 
Ishte një ndeshje shumë e fortë dhe dramatike që u vendos vetëm në sekondat e fundit. Pas pjesës së parë rezultati ishte 11:11, ndërsa loja ishte e hapur deri në fund. Në fund gjermanët ia dolën të fitojnë me vetëm një gol dallim, 22:21. Fabian Wiede me gjashtë gola ishte më efikasi te Gjermani. Igor Karaçiq e Manuel Shtrlek shënuan nga katër gola për Kroacinë.
Në ndeshjen e parë të grupit I të ditës së hënë, Spanja fitoi ndaj Brazilit me 36:24. Por fitorja nuk u mjafton spanjollëve për të kaluar në gjysëmfinale. Prej grupit I në gjysmëfinale do të luajnë Gjermania e Franca. Gjermania e Franca i kanë nga 7 pikë kurse Spanja e Kroacia nga 4. 
Të mërkurën janë ndeshjet e fundit: Brazili – Islanda (15:30), Franca – Kroacia (18:00), Gjermania – Spanja (20:30).
Në grupin II më pranë gjysmëfinales është Danimarka që udhëheq me 8 pikë. Nga 6 pikë i kanë Suedia e Norvegjia. Të hënën Norvegjia fitoi ndaj Suedisë me 30:27, kurse Danimarka e mposhti Egjiptin me 26:20. Të mërkurën janë ndeshjet: Tunizia – Egjipti (15:30), Norvegjia – Hungaria (18:00), Danimarka - Suedia (20:30).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat