Saraçini i pikëlluar: Na shkoi edhe një mik i mirë!

Hendboll

Saraçini i pikëlluar: Na shkoi edhe një mik i mirë!

Nga: K. G. Më: 22 janar 2019 Në ora: 13:26
Saraçini i pikëlluar: Na shkoi edhe një mik i mirë!

Presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini, është i pikëlluar me vdekjen e ish portierit të mirënjohur të hendbollit, Skënder Sahiti. Ai përmes një postimit në rrjetin social, shprehet i mërzitur që humbi një mik dhe një legjendë të hendbollit.

“Na shkoi edhe një mik i mirë, veteran i hendbollit. Skënder Sahiti-Kena, na la kujtime shumë të bukura. Njeri i sinqert, i drejtpërdrejt dhe i gatshëm për të mësuar gjeneratat e reja. Për fat të keq, nuk arriti në plotni ti realizoj ëndrrat.

Në biseda shumë orëshe, të përcjella me humor, satirë dhe me respekt të ndërsjell, Kena e bënte takimin të mrekullueshëm. Fliste e fliste për hendbollin dhe shumë pak për vehten.

Na iku Kena, duke na lënë zbrazëti, keqardhje, por edhe kujtime të bukura.

Familjes, miqve, hendbollistëve, Ju dëshiroj gjithashtu kujtime sa më të bukura për Kenen. Ngushëllime të gjithëve”, shkruan Saraçini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat