Bukuroshja nga Mali i Zi habit për Kosovën: Për pak muaj arrita...

Hendboll

Bukuroshja nga Mali i Zi habit për Kosovën: Për pak muaj arrita...

Nga: Kemajl Goca Më: 23 janar 2019 Në ora: 10:57
Bukuroshja nga Mali i Zi habit për Kosovën: Për pak muaj arrita...

E ndjen thellë në zemër shtetin e Kosovës. Shqiptarja nga Malësia e Malit të Zi, Suzana Ujkiq, po kalon ditët e lezetshme në qytetin e Istogut! Është anëtare e klubit Istogu, kampione vjeshtore dhe fituese e Kupës së Kosovës, njëherësh luajnë në të tetën e finales së Challenge Cup, ku për rivale e kanë Malagën nga Spanja. Suzi apo siç njihet si bukuroshja e hendbollit, emocionon me një postim të saj.

“Dëshirat dhe ëndrrat çdo herë janë të mundshme nëse nuk heq dorë prej tyre. Unë vazhdova rrugëtimin tim aty ku e kisha lënë, falë Zotit dhe familjes që është shtylla kryesore e suksesit tim dhe trajnerit tim Faruk Shala për punë të palodhshme që ka shpalosur tek unë pranova çmimin si henbollistja ma e mirë në mbrojtje në Kosovë.

Image

Është nder të mbash një epitet të tillë kur je në mesin e gjithë hendbollisteve më të mira. Dëshira dhe vullneti i madh që kam për hendboll nuk më la asnjëherë të ndalem, për më pak se 6 muaj pas rikthimit tim në hendboll arrita që të jem edhe pjesë e kombëtares së Kosovës ku unë sot me plot krenari përfaqësoj një shtet siç është Kosova. Gjithashtu desha të falënderoj gjithë ata që e vlerësuan lojën time dhe bashkëqytetarët e Istogut që çdo herë më kanë bërë që të ndihem si në Malësinë time”, shkruan Ujkiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat