Cilat skuadra u përforcuan?

Hendboll

Cilat skuadra u përforcuan?

Më: 23 janar 2019 Në ora: 17:55
Cilat skuadra u përforcuan?

Ka përfunduar afati kalimtar dimëror në hendbollin e Kosovës. Janë paraqitur kërkesa të konsiderueshme për ndërrim të skuadrave. Në konkurrencë të hendbollistëve janë bërë 21 kërkesa, kurse te hendbollistet janë bërë 16 kërkesa. Gjithsej katër kërkesa janë për regjistrim të dyfishtë, një te meshkujt e dy te femrat. Aktive ishin skuadrat lidere në Superligën e hendbollistëve. Kështu Kastrioti ka angazhuar Arbër Currin e Vlerson Zherkën, ndërsa te Besa Famgas kërkesë për të kaluar kanë bërë Jeton Bislimi e Arbios Ramosaj.

Kiril Kolev, Melos Shahini e Gent Mjekiqi kanë paraqitur kërkesë për kalim te Prishtina. Dukshëm më cilësore në pranverë do të jetë Trepça që ka kthyer Sali Maxherën, Fidan Cimilin e Vaglir Buqincën, ndërsa ka angazhuar edhe Erkan Abazxhikun. Vushtrria ka kthyer poashtu tre lojtarë, Labinot Gubetinin, Egzon Ademin e Armend Karaqën. Samadrexha nga skuadra fqinje angazhoi tre lojtarë. Te hendbollistet bie në sy kthimi i Kaltrina Pacit nga Shqiponja te Vushtrria. Afati kalimtar ishte i hapur prej 15 janarit, ndërsa tani e tutje mund të regjistrohen vetëm lojtarë që vijnë nga shtete tjera. Për lojtarë që vijnë nga shtete tjera kërkesat mund të dorëzohen deri më 28 shkurt.

Përforcimet në konkurrencën e meshkujve: Arbër Curri nga KH Vëllaznimi kaloi në KH Kastrioti, kurse Vlerson Zherka nga KH Prishtina në KH Kastrioti. Jeton Bislimi nga KH Kastrioti kalon në KH Besa Famgas, Arbios Ramosaj nga KH Deçani në KH Besa Famgas. Ndërkaq, Gent Mjekiqi nga KH KEK-u kaloi në KH Prishtina, Labinot Gubetini nga KH Drita në KH Vushtrria. Egzon Ademi nga KH Drenica në KH Vushtrria, Armend Kraça nga KH Drenica kalon në KH Vushtrria, Erkan Abazxhiku nga KH Vushtrria në KH Trepça, Fidan Cimili nga KH Drita në KH Trepça, Vaglir Buçinca nga KH Drita në KH Trepça. Sali Maxhera nga KH Drita në KH Trepça, Besnik Rexhepi nga KH Kastrioti në KH Ulpiana, Shkodran Shaqiri nga KH Drita në KH Zhegra, Rikard Quni nga KH Besa Famgas në KH Dukagjini, Leonard Krasniqi nga KH Vushtrria në KH Samadrexha, Ardian Krasniqi nga KH Vushtrria në KH Samadrexha. Muhamet Hyseni nga KH Vushtrria në KH Samadrexha, Melos Shahini nga KH Drita në KH Prishtina. Kiri Kolev nga KH Kastrioti shkon në KH Prishtina, Dion Idrizi nga KH Besa Famgas në KH Dukagjini (regjistrim i dyfishtë). Në konkurrencën e femrave. Yllnora Haxhosaj nga KHF Deçani kalon në KHF Shqiponja, Nurije Çekaj nga KHF Deçani në KHF Jusuf Gërvalla, Xheneta Hulaj nga KHF Deçani në KHF Jusuf Gervalla, Albana Berisha nga KHF Deçani në KHF Jusuf Gërvalla, Albana Haliti nga KHF Kastrioti në KHF Ferizaj, Blerina Mehmeti nga KHF Vjosa në KHF Ferizaj, Kaltrina Mehmeti nga KHF Vjosa në KHF Ferizaj, Benita Shabani nga KHF Vjosa në KHF Ferizaj, Betina Shabani nga KHF Vjosa në KHF Ferizaj, Kaltrina Paci nga KHF Shqiponja në KHF Vushtrria, Kadrie Berisha nga KHF Verona në KHF Prishtina, Gresa Gashi nga KHF CLICK në KHF Istogu (regjistrim i dyfishtë), Sanije Gjatolli nga KHF Verona në KHF Prishtina, Blerat Terpeza nga KHF Kastrioti në KHF Vjosa, Leonora Qukovci nga KHF Kastrioti në KHF Vjosa, Eduarta Kurteshi nga KH Prishtina në KH KEK (regjistrim i dyfishtë), Loreta Berisha nga KH Prishtina në KHF Ulpiana (regjistrim i dyfishtë).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat