Danimarka – Franca e Gjermania – Norvegjia janë gjysmëfinalet e botërorit - Bota Sot
Danimarka – Franca e Gjermania – Norvegjia janë gjysmëfinalet e botërorit

Hendboll

Danimarka – Franca e Gjermania – Norvegjia janë gjysmëfinalet e botërorit

Më: 25 janar 2019 Në ora: 10:24
Danimarka – Franca e Gjermania – Norvegjia janë gjysmëfinalet e botërorit

Kampionati botëror për hendbollistë është në fazën përfundimtare. Të premten luhen ndeshjet gjysmëfinale. Gjysmëfinalet zhvillohen në Hamburg të Gjermanisë, ndërsa ashtu si pritej në to do të paraqiten katër kombëtare evropiane. Kështu prej orës 17:30 luhet gjysmfinalja e parë në mes të Danimarkës e Francës, ndërsa në ora 20:30 takohen Gjermania e Norvegjia. Finalja është të dielen nga ora 17:30 në Herning të Danimarkës.

Të mërkurën janë luajtur ndeshjet e fundit në dy grupet e raundit kryesor të botërorit. Rezultatet e grupit I ishin: Brazili – Islanda 32:29, Franca – Kroacia 20:23, Gjermania – Spanja 31:30.

Në grupin II në ndeshjet e fundit u vendos për gjysmëfinalistët, ndërsa Suedia mbeti jashtë gjysmëfinales. Danimarka fitoi ndaj Suedisë me 30:26. Norvegjia e mposhti Hungarinë me 35:26 për të kaluar në gjysmëfinale. Egjipti ka fituar ndaj Tunizisë me 30:23.

Të shtunën për vend të shtatë takohen Spanja e Egjipti (17:30), kurse për vend të pestë luajnë Kroacia e Suedia (20:30).Është ky botërori i 26-të me rradhë i hendbollit që po përcjellet nga numër shumë i madh shikuesish në Gjermani e Danimarkë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat