Përkrahje e madhe e bashkëatdhetarëve tanë për Kosovën

Hendboll

Përkrahje e madhe e bashkëatdhetarëve tanë për Kosovën

Më: 25 janar 2019 Në ora: 14:06
Përkrahje e madhe e bashkëatdhetarëve tanë për Kosovën

Në secilin vend ku paraqiten, ekipet kombëtare të Kosovës në hendboll por edhe skuadrat kosovare të hendbollit, hasin në pritje të ngrohtë dhe përkrahje të madhe të bashkëatdhetarëve tanë. Një pritje e ngrohtë i është bërë edhe hendbollisteve të kombëtares së Kosovës nga bashkëatdhetarët në Luksemburg. Në fund të tetorit të vitit të kaluar kombëtarja jonë kishte luajtur dy ndeshje miqësore me Luksemburgun, ndërsa në sallë kishte shumë tifozë shqiptarë.

Pos përkrahjes gjatë ndeshjeve, bashkëatdhetarë dhe miq të përzgjedhësit Agron Shabani, ofruan ndihmë konkrete për kombëtaren tonë. Ata i qëndruan afër gjatë gjithë kohës ekipit tonë kombëtar, ndërsa kontribuan që ekipi ynë kombëtar të furnizohet me paisje të ndryshme sportive. 
Federata e Hendbollit të Kosovës është falenderuese dhe mirënjohëse për përkrahjen e tyre ndaj ekipit tonë të hendbollisteve. Kanë kontribuar shumë shqiptarë që jetojnë në Luksmburg, si Senad Haziri – Senna Cordonnerie Rapide, Ardian Paçarada – GDL Security S.ar.l, Xhavit Isa - ISAXBEN S.A. Familja Krasniqi – Hotel Zurich, Jakup Rama – Firma Sipro-Cos Sarl, Sinner Luc dhe Shemi Tours.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat